E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, Jeremic: Përballë BE-Kosovë, Beogradi do zgjidhje të dytën

BUDAPEST –Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Vuk Jeremic deklaroi sot nga Budapesti se është një “gabim i madh të lidhësh integrimin europian të Serbisë me njohjen e pavarësisë së Kosovës".
Duke folur sot nga Budapesti ku ndodhej në një takim me homologun hungarez, Peter Balas, Jeremic, sic shprehet agjenica FoNet, se në rast se do të vihej përballë zgjedhjeve BE apo Kosovë, Beogradi pa dyshim që do të zgjidhte Kosovën.
Jeremic theksoi se “kjo lidhje që i bëhet këtyre dy gjerave është shumë I gabuar, si fillim sepse ata që e bëjnë këtë nisen nga fakti se përballë BE dhe Kosovës, beogradi do të zgjidhje padyshim BE-në, por që në fakt nuk është aspak kështu”.
Po sot në një intervistë për të përditshmen beogradase, “Blic” Jeremic duke përmendur ftesën për dialog dhe kompromis që Serbia duhet të bëjë me Kosovën të përmendura në deklaratën e ministrit francez Bernar Kushner, theksoi se “Qeveria e Serbisë ka ndërmend të negociojë situatën aktuale në Kosovë me EULEX, misioni i BE dhe atë të Kombeve të Bashkuara, UNMIK-ut, ndërsa mund të bisedojë me Prishtinën vetëm për statusin e Kosovës”.
Këto negociata mbi statusin, Jeremic theksoi se do të fillojnë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, që sipas tij pritet në muajt e ardhshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›