SHBA-të paralajmërojnë për trazira në Bashkimin Evropian

Gjeneral Dempsey tha se është e paqartë nëse hapat e fundit të ndërmarra nga liderët e Bashkimit Evropian do të jenë të mjaftueshme për ta mbajtur bashkë Eurozonën, duke shtuar se një thyerje e grupit mund të ketë pasoja edhe për Uashingtonin.
26 nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një union të përbashkët fiskal. Vetëm Britania e Madhe refuzoi të nënshkruante paktin e ri, duke e argumentuar këtë me interesin kombëtar.
Ushtria amerikane ka më shumë se 80 mijë trupa dhe 20 mijë punonjës civil në Evropë, shumica e tyre në Gjermani. Gjeneral Dempsey thotë se masat e kursimit që do të ndërmerren do të jenë një arsye e madhe për të protestuar në shumë shtete të Bashkimit Evropian.
"BBC" thotë se sipas Dempseyt, Shtetet e Bashkuara do të ekspozohen përballe gjithçkaje që do t'i ndodhë eurozonës në të ardhmen, sic janë trazirat e mundshme sociale dhe shpërbërja e Bashkimit Europian.
/Start/F. Prroni/
2011-12-10 10:54