Berisha takon Ish- kryeministrin e Malajzisë
TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot ish Kryeministrin e Malajzisë, Dr. Mahathir Mohamad dhe delegacionin që e shoqëron atë gjatë vizitës në Shqipëri. Kreu i qeverisë shqiptare falenderoi ish Kryeministrin malajzes për përkrahjen e tij dhe të qeverisë së Malajzisë ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.
Nga ana e tij ish-kryeministri i Malajzisë Mahathir Mohamad, vlerësoi ndryshimet dhe progresin e arritur nga Shqipëria në vitet e fundit. ‘Malajzia ka qenë një nga shembujt më frymëzues për qeverinë shqiptare’- u shpreh Berisha.
Gjithashtu Berisha e njohu zotin Mohamad me të gjitha reformat dhe hapat e ndërmarra në drejtim të një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm dhe në drejtim të krijimit të klimës sa më të favorshme për biznesin e huaj, për shfrytëzimin e potencialeve të mëdha që ofron vendi në fusha të ndryshme si në energji, infrastrukturë, turizëm etj. Duke u ndalur te investimet ish kryeministri Mohamad theksoi se do të nxiste interesin e këtyre kompanive për të investuar në Shqipëri.
(m.a/News24/BalkanWeb)