E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Mbretëreshës, Celsi në finale, mpsht Aston Vilën

ANGLI- Ekipi londinez i Celësit ka arritur në finalen e Kupës së Anglisë për herë të tretë në katër vitet e fundit, pas golave të shënuar nga Didie Drogba, Florent Maloda dhe Frenk Lampard në pjesën e dytë.

Skuadra e Karlo Anxhelotit ka mposhtur 3-0 Aston Vilën në ëembli duke treguar se po tregon një formë me të vërtetë të jashtëzakonshme. Lojtarët e Martin Onill protestuan për një penallti në pjesën e parë, megjithatë blutë e Londrës merituan gjithcka.

Drogba realizoi në minutën e 67 të takimit duke dërguar në rrjetë një top të kthyer pas gjuajtjes së Xhon Territ. Në minutën e parafundit ishte francezi Maloda ai që mbylli llogaritë, ndërsa pati kohë edhe për një gol të Frenk Lampard.

Finalistja tjetër e Kupës së Mbretëreshës do të vendoset ditën e dielë kur përballë do të jetë Totenhem dhe Portsmuth. Finalja e kësaj kupe që në Anli ka mjaft rëndësi do të luhet më 15 Maj në Uembli dhe Celsi është favorite për ta fituar.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›