E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtuesit: Jemi në krizë, qeveria të marrë masa

TIRANë- Kriza që ka përfshirë sektorin e ndërtimit, pritet të rëndohet më tej gjatë këtij viti. Në aktivin kombëtar të shoqatës së ndërtuesve u theksuan problemet e shumta me të cilat përballet sektori, ku më kryesoret janë mungesa e lejeve të ndërtimit, vështirësitë në marrjen e kredive, rënia e ndjeshme e shitjes së apartamenteve si dhe moslikudimi i firmave për punimet e kryera në veprat publike.

Ndërtuesit kanë kërkuar funksionimin normal të KRT-ve dhe KRTRSH si dhe miratimin e planeve rregulluese të qyteteve me qëllim hapjen e fronteve të reja të punës.

Shoqata e ndërtuesve ka kërkuar nga qeveria marrjen e masave për nxjerrjen nga kriza të këtij sektori, në të kundërt ndërtuesit paralajmërojnë përshkallëzim të masave deri në ndërprerje të punës për një muaj. Sipas të dhënave të shoqatës aktualisht një e treta e firmave të ndërtimit kanë ndërprerë aktivitetin dhe qindra punëtorë kanë dalë të papunë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›