E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitjet, Apollonia heq objektet arkeologjike

FIER- Qendra muzeale në qytetin antik të Apollonisë në sezonin turistik për këtë vit rrezikon të mos vizitohet nga turistë vendas e të huaj. Shkak është bërë shkarja e tokës si pasojë e rreshjeve të fundit të cilat kanë shkaktuar dëmtime serioze në pertikun e këtij muzeu si dhe në godinën ku ishin vendosur 36 objekte si statuja, pllaka me mbishkrim etj, me vlera të mëdha kulturore.

Specialistë të drejtorisë së këtij muzeu në bashkëpunim me specialistë arkeologë gjermanë, të ardhur posacërisht nga Gjermania kanë bërë të mundur pa u dëmtuar largimin e objekteve nga kjo zonë.
Tashmë ato ndodhen për rreth 2 muaj në ambientet e këtij muzeu të bllokuara.
Nga drejtoria dhe specialistë e arkeologë të parkut të Apollonisë është kërkuar ndërhyrja nga Ministria e Kulturës për restaurimin e tij, por deri më sot në prag të hapjes së sezonit të ri turistik nuk është bërë asgjë nga organet përkatëse.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›