E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Objektiv i bashkisë rritja e cilësisë në arsimin parashkollor

TIRANë- Një ndër politikat prioritare të Bashkisë së Tiranës është shërbimi edukativ dhe mirërritja e fëmijëve nga zero deri në 3 vjec. Për këtë arsye kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me mësues e edukatorë të cerdhes nr. 8 në kryeqytet, në prani edhe të strukturave ndërtuese të qendrës së edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve, bordit të prindërve dhe stafit të edukatorëve.

Rama tha se për Bashkinë e Tiranës mbeten njëlloj të rëndësishme si transformimi i ambienteve ku rriten të vegjlit ashtu edhe cilësia e shërbimit.

“është shumë e rëndësishme që ne mund të themi se pas një pune jo të vogël, vështirësi jo të vogla, kemi arritur të vendosim një lloj standardi të pranuar nga të gjithë prindërit, si një standard i kënaqshëm në cerdhet dhe kopshtet ku kemi arritur të kryejmë jo vetëm procesin e rindërtimit apo të ndërtimit nga e para të infrastrukturës, por edhe procesin e transformimit të shërbimit” – deklaroi Rama.

Janë këto arsye sipas kryebashkiakut që kanë sjellë edhe rritjen vit pas viti të fëmijëve që frekuentojnë cerdhet dhe kopshtet. Cilësia e ushqimit, trajtimi i fëmijëve, qoftë nga ekipi edukator por edhe nëpërmjet futjes së psikologut ka bërë që sot në kopshtet e Tiranës të numërohen 6800 fëmijë nga 1800 fëmijë që ishin në 2007. Duke folur për investimet e reja në infrastrukturën parashkollore, kryebashkiaku premtoi ndërtimin këtë vit të 4 mijë kopshteve dhe cerdheve të reja.
“Ne do të përfundojmë ndërtimin e 14 cerdheve dhe kopshteve, ndërkohë që për vitin e ardhshëm janë të parashikuara edhe 23 objekte të reja” – u shpreh Rama.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›