Berisha takon Majlinda Kelmendin

Kryeministri në largim, Sali Berisha, priti në zyrën e tij Majlinda Kelmendin, pas fitimit të titullit kampione bote në xhudo.Pas takimit me kampionen e botës, Berisha shkroi në Facebook se Majlinda është një mbretëreshë që na ka bërë krenarë.
“Të dashur miq, sot prita Majlinda Kelmendin, mbretëreshën e botës në xhudo dhe trajnerin e saj të shquar Driton Kuka. Fill pas Kosovës, Majlinda erdhi në Shqipëri për të ndarë edhe këtu me bashkëkombësit e saj krenarinë dhe lavdinë e kurorës së kampiones së botës në xhudo që mori në Brazil.
E falenderova dhe e urova Mbretëreshën shqiptare të xhudos në botë për suksesin e jashtëzakonshëm me të cilin ka bërë krenar çdo shqiptar dhe i dhurova medaljonin në të cilin është e gdhendur Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë me firmat e themelueseve të saj!” shkruan Berisha në Facebook./indeksonline/