Tare dhe Lotito kërcënohen me vdekje

Merkatoja e varfër e Lacios, pavarësisht pritshmërive të larta, ka zhgënjyer tifozët bardhekaltër, të cilët nuk janë aspak dakord me dyshen drejtuese të shoqërisë kryeqytetase, Claudio Lotito dhe Igli Tare.
Burak Yilmaz ishte goditja që dukej e kryer, por gjithçka dështoi në orët e fundit të merkatos, duke e lënë skuadrën vetëm me një sulmues, Klose. Zyrtarisht drejtori sportiv, Igli Tare, ia faturoi fajin agjentit të sulmuesit turk, që kërkoi një shumë të madhe për transferimin e tij, por nga ana tjetër duket se gota është mbushur për tifozët, që kërkojnë një skuadër më kompetitive.
Nëpërmjet e maile-ve të shumta që mbërritën në zyrat e shoqërisë, ata kërcënojnë dyshen drejtuese të Lazios, duke e fajësuar edhe për dështimin në bisedimet me Juventusin për alternativën B të Ilmaz, Fabio Kualjarela, raporton “Sport News”.“Do të përfundoni të gjithë të varur” apo “Në mëngjes trupat tuaj do të jenë të ftohtë”. Ky është thelbi i pjesës më të madhe të letrave që e nxehin edhe më shumë ambientin në një qytet ku mjaftojnë vetëm disa humbje, për ta kthyer në tragjedi lojën e futbollit.
Gjatë kësaj merkatoje, Lazio ka afruar në skuadër mesfushorët Bilia dhe Anderson, mbrojtësin Novaretti, sulmuesin Brayan Perea dhe portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha./indeksonline/