E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Belgjikës: Januzaj na ka refuzuar gjithmonë

Adnand Januzaj u khtye në një zbulim në parapërgatitjet e Manchester United dhe u lansua afër ekipit të parë. Si Zakaria Bakkali, edhe Januzaj ka shtetësi të dyfishtë. Ai mund ende të zgjedh në mes të “Djajëve të Kuq” (Belgjikës) ose Kombëtares shqiptare.

Vet trajneri i kombëtares belge, Wilmots, deri tani nuk ka biseduar me mesfushorin 18 vjeçar, por nuk do zgjasë shumë. Wilmots ka thënë për mediat belge se asistenti i tij, Vitali Borkelmans, ka biseduar në të kaluarën me Januzaj.

Situata me Januzajn është pak më ndryshe se sa me Bakkalin. “Në të kundërt me Bakkali, Januzaj asnjëherë në të kaluarën nuk ka luajtur për Belgjikën, as për të rinjtë. Ai na ka refuzuar çdoherë.” ka thënë Wilmots. “Marouane Fellaini, si dhe Kervers, bashkëlojteret e Januzajt, mund të luajnë një rol të rëndësishëm për vendimin e talentit. Por, une nuk kërkoj që Marouane të ketë ndikim , përfundoi Wilmots.

Ndërkohë, trajneri merr lajme të mira nga stafi mjekësor për ndeshjen e rëndësishëm me Skocinë. Të dëmtuarit Eden Hazard, Nacer Chadli, Jan Vertongen, Axel Witsel dhe Zakaria Bakkali do jenë gati për sfidën e së premtes./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›