E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Mbrojtjes takon drejtorin e DASH per Euroazine

Ministri i Mbrojtjers, Arben Imami takoi sot drejtorin e Drejtorisë për Euroazinë, Ukrainën dhe Rusinë në Departamentin e Shtetit Amerikan, Jonathan Moore. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe zv/amabasdori amerikan në Tiranë, Landry Gay.
Ministri Imami ka informoi Moore për ecurinë e reformave në Forcat e Armatosura Shqiptare, arritjet dhe transformimin që kanë pësuar ato në këto vite, angazhimin e tyre prej vitesh në operacionet e paqes në Bosnje-Hercegovinë, Irak, Afganistan, etj, për planet dhe ambiciet për  modernizimin e mëtejshëm të tyre në vitet në vazhdim. Gjithashtu ministri  ka theksuar veçanërisht përparësinë që do të marrë ngritja e Batalionit të Këmbësorisë së Motorrizuar, i cili është jo vetëm një prioritet i kërkuar nga NATO, por edhe që do të rrisë dhe do të fuqizojë më shumë FA shqiptare. Nga ana e tij drejtori i Drejtorisë për Euroazinë, Ukrainën dhe Rusinë në Departamentin e Shtetit Amerikan,  Jonathan Moore është shprehur se nga viti 1991, kur ai ka vizituar për herë të parë Shqipërinë, dhe deri tani konstaton ndryshime të mëdha që janë bërë në këto 20 vitet e fundit.
Një vlerësim të veçantë zyrtari i lartë amerikan i bëri kontributit që FA të Shqipërisë kanë dhënë dhe vijojnë të japin në misionet paqeruajtëse sidomos tani në Afganistan. Më tej z. Moore është ndalur në bashkëpunimin strategjik midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, midis FA Amerikane dhe atyre shqiptare, si dhe ka theksuar se ky bashkëpunim do të rritet e forcohet më shumë në të ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›