E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moore takon Blushin

Si shume zyrtare te larte te departamentit te shtetit, qe kane vizituar vendin tone pas vitit 2009, edhe Drejtori i zyrës për Europën Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit z. Jonathan Moore nuk ka munguar ne nje takim me deputetin e Partise Socialiste, Ben Blushi. Ata jane pikasur ne hotel Rogner nga gazetaret, ne nje takim te perbashket gjate paradites se sotme. Nuk ka nje njoftim zyrtar per biseden, por burime te brendshme bejne te ditur se zyrtari I larte amerikan shprehu zhgenjimin per mosvotimin e 3 ligjeve te nevojshme per statusin e vendit kandidat nga opozita. Mesohet se Moore ka kerkuar votimin e ketyre 3 ligjeve ashtu si edhe nje dite me pare ne takimin me kryetarin e Partise Socialiste Edi Ramen. Qe pas zgjedhjeve te vitit 2009 thuajse te gjithe zyrtaret e larte amerikane qe mberrijne ne vendin tone nuk e humbin rastin te takohen me Z. Ben Blushi. Pas humbjes se zgjedhjeve ne 2009 nga Partia Socialiste, Blushi u angazhua intensivisht ne Levizjen per Mendimin Ndryshe per te ndryshuar lidershipin socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›