E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha takon Presidentin Ivanov Te forcojme tregun me Maqedonine Kosoven Malin e Zi

Në vijim të vizitës zyrtare në Maqedoni, kryeministri Berisha u takua me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, zotin George Ivanov.
Kryeministri Berisha e siguroi Presidentin maqedonas Ivanov se për të dhe qeverinë shqiptare, përmirësimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve bilaterale ka një rëndësi prioritare, duke theksuar se kjo rëndësi dyfishohet në kushtet e krizës aktuale botërore.

Kryeministri Berisha vlerësoi se çdo ngadalësim i reformave dhe programeve te investimeve është i dëmshëm për të dy vendet e si rrjedhoje forcimi, shtimi dhe modernizimi i lidhjeve infrastrukturore, lehtësimi i barrierave doganore për kalimin e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe krijimi një hapësire tregu që përfshin Shqipërinë, Maqedoninë Malin e Zi, Kosovën e më gjerë, do te cliroje energjite e mëdha te këtij tregu, të cilat do te jenë mburoja ndaj krizës.

Presidenti u shpreh se marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve janë në nivele shumë të mira. Ai theksoi se Shqipëria me programin e saj të investimeve në infrasrtukturën publike duhet të shërbejë si një shembull për vende të tjera në rajon. Në këtë kontekst, presidenti i Maqedonisë e cilësoi ndërtimin e infrastrukturës që lidh rajonin, në mënyrë të veçante Korridorin 8 dhe korridorin Adriatiko- Jonian, si dhe lidhjet hekurudhore, si akse të zhvillimit të ri gjeopolitik, ekonomik e social në Ballkan dhe që i japin Ballkanit frymëmarrjen e nevojshme, në përputhje me zhvillimet dhe duke e shkëputur nga trashëgimia e të shkuarës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›