Termet ne Turqi
Një tërmet 5,6 shkallë ka goditur Turqinë, duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave në lindje të vendit. disa javë pas një tërmeti 7,2 ballë që goditi krahinën lindore Van, duke vrarë më shumë se 400 njerëz.
Sipas agjencisë se lajmeve Dogan, tërmeti rrëzoi disa nga ndërtesat që u dëmtuan nga tërmeti i më parshëm.
Sipas të dhënave të CNN turk, deri tani është konfirmuar se një shkollë dhe një spital janë shembur ndërsa një person i cili është hedhur nga lartësitë për ti shpëtuar lëkundjeve të forta, i ka mbijetuar hedhjes.
Tërmeti ka lëkundur lindjen e Turqisë në orën 21.23 me orën lokale dhe kishte një thellësi prej 4.8 km. Sipas medieve vendase, paniku ka përfshirë turqit të cilët vrapojnë nëpër rrugë për t`iu larguar shembjes së ndërtesave, ndërsa menjëherë ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje.