E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rritja ekonomike me e larte ne 2011-n

Kryeministri Sali Berisha pati dje nje mengjes pune ne hotel Rogner me perfaqesues te Zyres Tregtare te Austrise. Ne takim ishin te pranishem ambasadori austriak ne Tirane Florian Rauning dhe perfaqesues te biznesit austriak dhe atij shqiptar. Gjate bashkebisedimit u diskutua dhe u shkembye informacion per tu njohur me problematikat ne fushen e biznesit si dhe per te promovuar arritjet ne kete fushe. Duke falenderuar Zyren Tregtare te Austrise per ftesen per te marre pjese ne kete mengjes pune i cili organizohet ne menyre periodike Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine per rritjen e kompanive austriake ne Shqiperi cka deshmon forcimin gjithnje e ne rritje te bashkepunimi ekonomik midis dy vendeve. Investimet austriake ne Shqiperi - tha Kryeministri - jane tashme midis investimeve me te rendesishme dhe mbulojne fushat me kryesore. Ne Shqiperi operojne rreth 36 firma austriake si Raiffeisen Bank DCM-ACR - miniera e kromit ne Bulqize dhe uzina e ferrokromit ne Elbasan linja ajrore Austrian Airline Unika EVN Verbund etj. Shqiperia - theksoi Kryeministri - eshte vendi i dyte ne Evrope me rritje ekonomike pozitive prej 3.5 per qind dhe kete vit rritja do te jete shume me e larte investimet e huaja direkte u rriten ne 6 muajt e pare me 25 per qind regjistrimet e bizneseve te reja u rriten me 42 per qind dhe keto fale punes suaj reformave dhe strategjise se qeverise per te mbeshtetur dhe per te qene me miqesor ndaj bizneseve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›