Berisha takon diasporen shqiptare ne Hungari
Në Hungari, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të diasporës dhe miq të Shqipërisë. Kryeministri Berisha i vlerësoi ata si ambasadorë të shkëlqyer në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, marrëdhënie përpjekjesh të përbashkëta për liri e dinjitet, në të cilat ka momente jashtëzakonisht të rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Dimensioni ekonomik i këtyre marrëdhënieve kërkon një forcim të mëtejshëm –theksoi kryeministri, pasi Shqipëria është një vend i vogël, me një klimë gjithnjë e më të mirë për biznesin
Unë ju garantoj se nuk ka asnjë vend tjetër që ka ndryshuar dhe ndryshon më me shpejtësi se Shqipëria. Ndaj unë do të vlerësoja shumë që ju të inkurajonit miqtë tuaj, por dhe ju vet, të vini e të investoni në Shqipëri, ku ndër të tjera, do të gjeni një faktor shumë ndihmues e vlerësues; miqësinë tradicionale midis shqiptarëve dhe hungarezëve”, nënvizoi Kryeministri.
Në këtë takim, Ambasadorja e Shqipërisë në Hungari, znj. Mira Hoxha, prezantoi edhe Konsullin e Nderit të Shqipërisë për zonën e Pecs-it, zotin Avni Hafuzi. Kryeministri shprehu besimin se, me kontributin e tij, z. Hafuzi do të japë ndihmë të çmuar në marrëdhëniet mes dy vendeve.