E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet linja e trafikut te droges Shqiperi-Zvicer

Shkon në 6 numri i të arrestuarve të skuadrës së antidrogës së Tiranës gjatë goditjes së një linje të trafikimit të drogës nga Shqipëria për në drejtim të Zvicrës. 320 kilogramë kanabis u sekuestruan në tavanin e një kamioni, në pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, në tentativë për të kaluar në Kosovë por me destinacion Kosovën. Policia sekuestroi 4 mjete luksoze të cilat shoqëronhin kamionin me drogë, një armë si edhe 8 aparate celular. Kamera e abc neës ka fiksuar momentet e përfundimit të operacionit të skuadrës së antidrogës dhe asaj speciale.
Sipas policisë kreu i rrjetit dyshohet të jetë Agron Hyseni, ndërsa dy vëllezërit Shkëlqim dhe Kujtim Leka, kishin paketuar në magazinat e Hysenit në Vorë, lëndën narkotike.
Tre të arrestuarit e tjerë akuzohen se kanë ndihmuar në maskimin e drogës në kamion, si dhe në shoqërimin e drogës deri në kalimin e kufirit shqiptar. Dy shoferët Leka, kishin deklaruar se lëviznin pa ngarkesë për të marrë furnizime për magazinën e Hysenit në Zvicër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›