E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT mungesa e organizimit con mjeket drejt gabimeve

Mungesa e organizimit ne spital i çon mjekët drejt gabimeve. Duke iu referuar ankesave të pacientëve Urdhri i Mjekut ngre shqetësimin së në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë mungon kërkesa e llogarisëe nga ana e drejtorisë dhe kjo gjë sipas Presidentit të këtij instiucioni Dine Abazaj është reflektuar në shërbimin ndaj pacientëve të cilët kanë shprehur rezerva lidhur me ndihmën mjekësore të marrë atje.
Rregulloret e brendshme sipas Presidentit të Urdhrit të Mjekut janë ato që mundësojnë organizimin e punës nëpër shërbimet e ndryshme spitalore gjë që QSUT duket se nuk funksionojnë.
Në më të shumtën e rasteve qytetarët që ankohen pranë Urdhrit të Mjekut pretendojnë për trajtim të gabuar mjekësor dhe mungesë komunikimi nga ana e bluzave të bardha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›