Berisha takon kongresmenin Engel vleresime per demokracine ne Shqiperi
Situata politike në Shqipëri pas zgjedhjeve vendore dhe kthimit të opozitës në Parlament ishte pjesë e bisedimeve që kryeministri Berisha pati me kongresmenin Eliot Engel, gjatë vizitës që po zhvillon në New York.
Kryeministri Berisha vlerësoi dhe një here dhënien fund të bojkotit nga opozita dhe shprehu shpresën se opozita do të përfshihej në mënyrë serioze në reformën zgjedhore dhe se do të kontribuonte me konsensus e vullnet pozitiv në plotësimin e reformave të kërkuara për integrimin në BE.
Zoti Berisha vlerësoi dhe qëndrimet e qeverisë amerikane në lidhje me zhvillimet në Shqipëri, përfshirë zgjedhjet e fundit të zhvilluara.
Engel solli dhe një herë në vëmendje se sa do e vështirë të jetë për t’u pranuar rezultati i zgjedhjeve nga humbësi, demokracia është kjo dhe mekanizmat e funksionimit të saj duhen respektuar, pasi sikundër theksoi ai në Shqipëri demokracia funksionon.
Zoti Engel ishte i pranishëm në Forumin Ekonomik te Investimeve në SHBA, ndërsa i shprehu kryeministrit Berisha vlerësimin për Shqipërinë e viteve të fundit dhe angazhimin e tij për investime amerikane në Shqipëri.
Gjatë takimit me kongresmenin Engel u diskutua për çështjen e njohjes së mëtejshme të Republikës së Kosovës dhe koordinimin e përpjekjeve në këtë drejtim. Kryeministri Berisha çmoi si shumë të rëndësishëm liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë.
Kongresmeni Engel e siguroi Kryeministrin për mbështetjen e palëkundur të qeverisë amerikane në lidhje me çështjen e Kosovës, duke vlerësuar edhe maturinë e qeverisë së saj në lidhje me hapat e ndërmarrë për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e sovranitetit të saj.
Kryeministri, nga ana e tij, konfirmoi qëndrimin e qeverisë shqiptare për ruajtjen e kufijve ekzistues në Ballkan, si politika më e mirë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon. Kreu i qeverise shqiptare takoi dhe kongresmenin Joseph Croëley te cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe në zhvillimin e demokracisë.