E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria 80 milione INSTAT-it per censusin

Dikasteri i Financave kryen një ndryshim në buxhetin e vitit 2011, duke i shtuar Institutit të Statistikave një fond prej 47 100 000 (dyzet e shtatë milionë e njëqind mijë) lekë për përdorim page. Në bazë të këtij vendimi, i cili është botuar në fletoren Zyrtare dhe ka hyrë menjëherë në fuqi, shtohet edhe fondi me shumën 31 000 000 (tridhjetë e një milionë) lekë për shpenzime operative.

Ky fond shtesë do të përballohet nga fondi rezervë i Buxhetit të Shtetit. Fondi në total prej 80 milionë lekë është pjesa e financimit që jep qeveria shqiptare për organizimin dhe zbatimin e projektit të censusit të përgjithshëm të popullsisë dhe banesave.

Sipas vendimit të qeverisë, ngarkohet Ministria e Financave dhe Instituti i Statistikave për aplikimin e këtyre shtesave fondesh. Procesi i censusit do të nisë në 1 tetor dhe do të zgjasë 3 javë. Në këtë proces janë përfshirë 15 mijë punonjës, një pjesë e madhe e së cilëve është shpërndarë aktualisht nëpër rrethe dhe komuna. Financimi i numërimit të popullsisë dhe banesave në Shqipëri për vitin 2011 mbështete financiarisht nga Bashkimi Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›