Minatoret sot ne diten e dyte te greves se urise

Minatorët e Bulqizës vijojnë në ditën e dytë të grevës së urisë, në një nga ambientet e kompanisë së kromit ACR. Jashtë ambienteve të godinës në mbështetje të grevistëve protestojnë dhe familjarë dhe të afërm të minatorëve. Këta të fundit kanë më shumë se 72 ditë që kanë ndërprerë punën në minierën e kromit në Bulqizë.
Firma koncisionare ACR disa herë j’u ka bërë thirrje minatorëve që t’i rikthehen punës në minierë, dhe se janë të gatshëm të përmbushin kërkesat e minatorëve. Nga ana tjetër minatorët kërkojnë edhe plotësimin e dy kërkesave të tjera që kanë të bëjnë me pagimin e ditëve të grevës dhe shkarkimin e drejtorit të minierës Mehdad Zogu.
Kjo pikë është kundërshtuar nga kompania ACR, dhe e ka cilësuar këtë kërkesë si pikë të panegociushme.