E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kongresmenin republikan Pete Sessions.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, në fokus të takimit kanë qenë zhvillimet politike në Shqipëri, trafiku i drogës, korrupsioni dhe proceset zgjedhore.

Berisha, i shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se gjatë takimit u diskutua për ndikimin e krimit të organizuar dhe parave të drogës në politikë dhe zgjedhje. Sipas tij, këto fenomene po minojnë demokracinë dhe institucionet e pavarura në Shqipëri.

“Gjatë takimit u vu theksi te qëndrimet e shprehura nga Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, sipas të cilëve partneriteti strategjik me Shqipërinë synon në radhë të parë luftën pa kompromis ndaj trafikut dhe karteleve të drogës”, tha ai.

Në takim, sipas zyrës së shtypit të PD-së, Berisha ngriti gjithashtu shqetësimin për kontrollin e qeverisë mbi institucionet e drejtësisë.

Sipas Berishës, u diskutua edhe nevoja për një qeveri teknike në Shqipëri, si një hap për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe rikthimin e besimit te institucionet.

Në takim u trajtua gjithashtu lufta kundër karteleve të drogës dhe partneriteti strategjik SHBA-Shqipëri.

Në takim morën pjesë edhe Bert Misuzawa, kandidat republikan për Senat në shtetin e Virxhinias, si dhe gjenerali Zapanta.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›