Berisha takon kryeministrin hungarez Viktor Orban
Kryeministri Berisha është takuar sot me homologun e tij hungarez Viktor Orban i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Kryeministri i Hungarisë Orban, është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri shqiptar Sali Berisha.
Pas ekzekutimit të himneve të dy shteteve dy kryeministrat po zhvillojnë një takim tetë a tetë, takim i cili do të pasohet me një takim të të dy delegacioneve, shqiptar dhe hungarez.
Ndërkohë orën 10:50 Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Orban do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp ndërsa më pas dy kryeministrat do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së Gurit të Paqes, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.