E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ rrezon kerkesat e PD dhe PS per Tiranen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrezoi pasditen e djeshme kerkesat e paraqitura nga Partia Demokratike dhe nga Partia Socialiste per rezultatin e Tiranes. Diferenca ndermjet kandidateve mbetet 81 vota. Ndryshe nga mbledhjet e tjera qe kane zgjatur me ore te tera palet u duken se kishin rene dakord qe vendimi perfunduara per rezultatin ndermjet kandidateve ta merrte Kolegji Zgjedhor.


Perfaqesuesit e partive politike parashtruan edhe njehere para anetareve te ketij institucione pretendimet e tyre perfundimtare per tia lene me pas vendimmarrjen anetareve. Asnje prej kerkesave nuk mori kuorumin e nevojshem prej pese votash sic percakton Kodi Zgjedhor per te pranuar kerkesat e subjekteve politike.

Propozoj qe kerkesa ankimore numer 161 te rrezohet pasi KQZ ka zhvilluar nje numerim fillestar lidhur me fletet e votimit te panumeruara ne ZAZ 49 dhe si pasoje e numerimit qe ne beme per kete ZAZ dolen flete qe nuk ishin numeruar dhe ndryshonin tabelen perfundimtare dhe per kete ka nje vendim te KQZ qe tabelen perfundimtare e ka ndryshuar. Na duhet te kundershtojme vetveten nese do pranonim kerkesen theksoi Ristani.

E njejta logjike u ndoq edhe per kerkesen e dyte ankimore te PS-se per rezultatin final per Tiranen. Ndersa demokratet edhe pse moren kater vota per te pranuar vetem pjeserisht kerkesen e tyre pra vetem per 26 kutite dhe jo per 117 kutite nuk arriti kuorumin e nevojshem. Po dje KQZ rrezoi edhe kerkesen e Partise Popullore te Pensionisteve. Tashme do te jete Kolegji ai qe do te vendose.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›