Paniku barthamor ne Gjermani
Nje termet i madh dhe nje cunami masiv shkaterroi Japonine veriore ne mars ndersa efektet u ndjene dy muaj me vone ne...Gjermani
Evropa Qendrore nuk eshte zakonisht vend i levizjeve te medha tektonike por kjo nuk e ka ndaluar qeverine e qendres se djathte te Gjermanise qe te henen te bente te ditur se do te cmontoje cdo central berthamor ne 14 vjetet e ardhshem.
Plani i kancelares Angela Merkel per ti mbyllur te gjitha centralet berthamore ne vitin 2022 eshte nje ndryshim nga mbeshtetja e saj e mehershme per centralet berthamore dhe nje ndryshim nga vendimi parlamentar i vitit te kaluar qe ti mbaje centralet e hapura deri ne vitin 2036.
Shpjegimi i vetem qe ajo dha ishte se vendit i duhet nje rruge e re dhe se deshiron qe energjia elektrike ne te ardhmen te jete e sigurt dhe ekonomikisht e qendrueshme. Nje menyre kurioze kjo per ti arritur keto qellime.
Centralet berthamore ofrojne rreth nje te katerten e energjise elektrike te Gjermanise. Mbyllja e tyre ne vitet e ardhshme do te rrise shpenzimet elektrike ndersa konsumatoret subvencionojne zevendesimet e energjise se riperterishme.
Kjo levizje do te rrezikoje me shume se 30 mije vende pune dhe do ta beje ekonomine me te madhe evropiane te varur nga shtetet fqinje me centrale berthamore si Franca dhe Republika e ekise.
Rusia me burimet e saj te pafundme te gazit natyror gjithashtu mund te perfitoje por nese sjellja e kaluar eshte ndonje indikator Moska nuk eshte e besueshme.
Konsumatoret gjermane tashme kane shijen e asaj qe i pret. Qeveria po i subvencionon kompanite sherbyese qe prodhojne energjine e riperterishme me nje shume prej miliarda eurosh ne vit. Keto kompani pastaj ua kalojne shpenzimet konsumatoreve te cilet paguajne fatura me te larta per rrymen sesa te themi amerikanet.
Rregullatori qeveritar qe mbikeqyr kompanite sherbyese paralajmeroi te premten e kaluar se mbyllja e shtate centraleve berthamore ne kete vit e shnderron Gjermanine ne importues te herepashershem dhe i sjell rrjetet buze kufirit te kapaciteteve te tyre.
Perspektiva qe energjia solare dhe ajo e eres te mbushe hendekun eshte e zbehte.
Teknologjite e riperterishme nuk mund te qendrojne vete ekonomikisht cfare eshte edhe arsyeja pse Berlini ne menyre artificiale i mbeshtet dhe ato jane subjekt i kapricove te motit.
Gjermania Veriore eshte vendi me praktik per te vendosur mullinjte e eres por shumica e fabrikave jane ne jug. Keshtu qe tash Berlini duhet te ndertoje linja te distancave te gjata te transmetimit te energjise permes shtetit.
Kancelarja mund te llogarise se nese leviz kah e majta mund ti vjedhe votat e social-demokrateve apo te te gjelberve.
Kjo strategji nuk ka funksionuar ne fillim te ketij viti kur ajo e braktisi mbeshtetjen e saj per centralet berthamore dhe megjithate serish i pa partneret e saj politike te goditen ne Baden-Wrttemberg.
Ne vend te rritjes se popullaritetit ekonomia e drejte bazuar ne mot e Merkelit vetem sa ka ushqyer panikun ne publik ne lidhje me centralet berthamore - ndryshe nga Finlanda ku vitin e kaluar partia ne pushtet aprovoi ndertimin e dy centraleve te reja me qellim qe te ule varesine e shtetit nga furnizuesit e jashtem te energjise.
Ironia qendron aty se zonja Merkel qe eshte fizikane eshte nje nga figurat e pakta politike qe mund te shpjegoje ne menyre te besueshme se burimet e energjise e kane rrezikun dhe koston e tyre ndersa centralet moderne berthamore jane shume me te sigurta sesa ato ne Fukushime. Ne vend te kesaj ajo ka zgjedhur tia kenaqe deshirat krahut te majte te koalicionit te saj dhe te levizjes se gjelber te vendit e cila ishte kapluar nga histeria pas aksidentit te Three Mile Island te vitit 1979 ne Pensilvani dhe katastrofes se ernobilit ne vitin 1986.
Nuk eshte habi qe aktivistet e Greenpeace te ndjehen te inkurajuar per te hipur ne maje te Portes se Brandenburgut te dielen dhe te kerkojne fundin e fuqise berthamore. Zonja Merkel i vuri shkallet retorike per ta.