Ne kurthin e se mundshmes
Pse po e beni kete - qe pyetur kryetari i grupit te shumices republikane ne Kongresin Amerikan gjate perpjekjeve te ethshme per te cuar drejt shkarkimit Presidentin Klinton per shkak te skandalit Monika Levinski. Pergjigja e tij e denje per tu shenuar ne librin gri te cinizmit politik ishte kjo Po e bejme sepse mund ta bejme
Ngjarjet sic dihet nuk shkuan tamam ne rrjedhen ku deshen ti drejtonin armiqte e Presidentit. Ne perfundim Presidenti mbeti ne kembe dhe hyri ne histori. Kurse gjahtaret e fuqishem apo te paskrupullt te gabimit te tij i mori me vete me mos turpi harresa e madhe amerikane. U provua edhe njehere tjeter se fuqia dhe mundesia aq sa jane mjete dhe avantazhe per te arritur nje synim politik jane edhe nje kurth kur shperdorohen apo perdoren ne menyre abuzive.
Revenons a nos moutons Te vijme tani te delet tona Pse e beri Berisha gjithe kete katrahure ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per rezultatin e Tiranes
Nuk e dinte ai se ne te gjitha zgjedhjet e meparshme fletet e hedhura ne kutite e gabuara jane klasifikuar te pavlefshme E dinte. Nuk e dinte ai se aty ku ligji ka vakum precedenti ka vleren e ligjit. E dinte. Nuk e dinte ai dhe bashkepunetoret e tij se KQZ i kishte trajnuar komisioneret dhe numeruesit ti klasifikonin si te pavlefshme fletet e hedhura gabim E dinte.
Nuk e dinte ai se numerimi i votave kishte mbaruar ne bashkine e Tiranes dhe ne mbare Shqiperine kur i shkoi mendja te nxirrte dhjame nga fletet e hedhura gabim E dinte. Nuk e dinte ai sa e papranueshme dhe provokuese eshte per civilizimin per arsyen per ndjenjen per Perendimin per opoziten dhe per publikun e gjere ndryshimi i rregullave te lojes pas mbarimit te lojes E dinte.
Nuk e dinte ai se ndryshimi i rregullave te lojes pas mbarimit te lojes demaskon si rregull tundimin per te manipuluar e ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve me dore dhe ushqen nderkaq mosbesimin e plote te publikut dhe opozites edhe po te jete nje engjell ne vend te Arben Ristanit ne krye te KQZ-se Me siguri e dinte.
Nuk e dinte ai se Kodi Zgjedhor sado te shperfytyrohej nga xherahet dhe alkimistet e tij ne KQZ nuk mund te prodhonte kurre bazen ligjore te operacionit Ristani E dinte. Nuk e dinte ai se duke pasur ne shenjester te agresionit te tij kryeytarin e PS-se dhe shefin e opozites zotin Rama po investohej dyfish si kryeminister per thellimin e krizes dhe konfliktit E dinte. Nuk e dinte ai se nje krize e thelluar politike ne Shqiperi eshte nje aventure me vete ne kontekstin e zhvillimeve rajonale dhe perkeqesimit te vazhdueshem te ekonomise se vendit E dinte.
Pse atehere e beri katrahuren kur gjithcka mund te kishte perfunduar me nje fitore morale te humbesit Basha dhe me nje thyerje miti te fituesit Rama Pergjigja eshte e thjeshte dhe cinike. Sepse mund te bente. Sepse rezultati i ngushte i Tiranes e joshte ta bente. Sepse i kishte njerezit ne KQZ per ta bere. Posaqe i kishte ne dore keto mundesi ligji duhej te merrte formen e vullnetit te tij dhe ti bindej.
shte nje shfaqje zoti Berisha na ka dhene mundesi ta shohim sa e sa here pergjate karrieres se tij si pushtetar. Ai ka provuar e vazhdon te provoje pareshtur ne rrugen e arbitraritetit duke ndjekur parimin e faktit te kryer.
Ajo cfare nuk ka ditur apo nuk ka llogaritur mire Berisha kesaj radhe ka te beje me nje reagim shume me te vendosur e te qarte te nderkombetareve ne nje ane dhe me te palarat e kutive te hapura nga Ristani me shoke ne anen tjeter. Berisha nuk ka arritur te binde asnje amerikan apo europian qe merret me demokracine shqiptare se operacioni Ristani eshte nje veprim i ligjshem i paster dhe i drejte.
Perkundrazi duke i pasur neper kembe perfaqesuesit e Perendimit eshte detyruar ti ofendoje dhe ti zemeroje me veprimet e veta arbitrare pa logjike dhe pa referenca te qarta ligjore. Me pohimet dhe pyetjet qe kane ngritur Brukseli dhe Uashingtoni praktikisht e kane rrezuar operacionin Ristani. Ne keto kushte duket e pamundur qe Kolegjit Zgjedhur te beje te kunderten pra te lere ne fuqi kete operacion.
Nje gjykim i Kolegjit ne favor te operacionit Ristani pas gjithe objeksioneve qe jane bere nga ministrat e BE-se nga Komiteti Amerikan i Helsinkit nga ODHIR-i dhe nga shume ambasadore perendimore me peshe ne Tirane do te kishte kuptimin qe Berisha e kontrollon plotesisht vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor cfare do te ishte plotesisht ne dem te Shqiperise dhe te Berishes personalisht.
Disa analiste i atribuojne kryeministrit vizionin e pashait te krahines qe gjykon pak a shume keshtu Ta marr njehere Tiranen pa ketu jemi rregullohemi prape me perendimoret. Ky eshte nje gjykim qe gjen mbeshtetje ne shume veprime te meparshme te Berishes. Por nuk me duket se eshte rasti tani. Konfrontimi me Perendimin dhe opoziten e vendit ka nje cak pertej te cilit fillon humnera. Une mendoj se caku eshte pikerisht rezultati per Tiranen.
Nuk e di a eshte apo jo i vetedijshem por fakti eshte se Berisha e ka humbur ne rrafshin nderkombetar betejen per fletet e hedhura gabim.
Si te mos mjaftonte reagimi nderkombetar ka dale edhe problemi i fleteve teper apo fleteve manget ne kuti te ndryshme. Ne 117 kutite e hapura ne kerkim te fleteve te hedhura gabim rezultojne te jene mbi treqind e pesedhjete vota me shume se votues. Keto diferenca rrezojne zgjedhjet. Me to po merret edhe prokuroria. Ato ngrene dyshimet e perligjura se ne kuti jane futur duart.
Me tej keto diferenca hapin ne shkalle te gjere kutine e Pandores ne lidhje me numerimin dhe administrimin e votave ne zgjedhjet e meparshme dhe ne keto zgjedhje. I shkreti kryeminister ka rene keq ne kurthin e oreksit kur duke llogaritur se kishte edhe gurin edhe arren ne dore u nis te gjente vota per Bashen jashte sistemit. Por i ndodhi si atij qe deshi te vinte brire dhe la edhe veshet. Me mosrakordimin e numrit te votave me numrin e votuesve sistemi i zgjedhjeve qe zhvillon kjo qeveri eshte nen nje akuze te re te mbeshtetur ne fakte kriminale.
Mundesia fut ne kurth jo vetem qellimin polilitk por edhe shpirtin e prishur. Pergjate dy vjeteve Berisha refuzoi kerkesen ligjore te opozites per hapjen e kutive per qellime transparence duke predikuar boterisht se nuk e linte ligji dhe kushtetuta. Se fundi i la gojehapur nderkombetaret kur hapi pa ligj kutite qe i interesonin. Dhe nuk u mjaftua me kaq. Gjeti force edhe te tallej pak me opoziten duke e qortuar pse ajo nuk ishte dakord te hapeshin kutite tani qe Berisha po i hapte ato qe donte per interesin e tij
Kurthi i se mundshmes eshte fatal per te gjithe ata qe nuk dine te permbahen nuk dine te llogarisin nuk dine te respektojne nuk dine te shohim pertej hundes se tyre dhe interesit te tyre. Per kete lloj kurthi populli yne ka shprehjen mjere kush ben cfare ka ne dore. Per te njejten gje pak a shume shkrimtari i madh francez Honore de Bakzak ka krijuar metaforen e famshme te lekures se shagrenit.
Personazhi qe zoteron kete lekure magjike ka mundesi te realizoje gjithcka qe deshiron mjafton ta thote me goje deshiren e tij. Por nderkaq pas cdo deshire te plotesuar lekura e shagrenit tkurret e zvogelohet e bashke me te jeta e personazhit. Deri sa vjen fundi tragjik. Vertete mjere kush ben gjithcka ka ne dore