Berisha takon kryetarin e delegacionit te PE Eduard Kukan
Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim Komisionin Ad Hoc të Parlamentit Evropian, i cili ndodhet në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve parlamentare, të kryesuar nga zoti Eduard Kukan kryetar i delegacionit të PE për marrëdhëniet me Evropën Jug – Lindore dhe të përbërë nga anëtarë të Parlamentit Evropian të gjitha grupeve politike. Kryeministri Berisha u shprehu deputetëve të PE falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e palëkundur e të vazhdueshme të PE dhe deputetëve të tij ndaj Shqipërisë. Kukan i konfirmoi Kryeministrit Berisha se qëllimi i vetëm i këtij delegacioni ad hoc të deputetëve evropianë është për të dëshmuar edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të PE dhe të mbarë spektrit politik të deputetëve të tij ndaj Shqipërisë dhe projektit të shqiptarëve për anëtarësim sa më të shpejtë në BE.
Duke u ndalur tek fushata elektorale zoti Kukan dhe deputetët e PE vlerësuan atmosferën e qetë e të civilizuar në kuadër, të së cilës u zhvillua gara intensive e partive politike për tu prezantuar qytetarëve programet dhe platformat e tyre për mandatin e ardhshëm. Më tej parlamentarët evropian i shprehën Kryeministrit Berisha vlerësimet e tyre më të larta për progresin e jashtëzakonshëm që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë kësaj periudhe përsa i përket zhvillimeve të përgjithshme për përmbushjen e kërkesave të procesit të integrimit evropian.