E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ publikon pjesemarrjen ne votime deri ne oren 1600

KQZ deklaratë për mediat për pjesëmarrjen në votime deri në orën 16:00 ZAZ nr. 68, Berat, pjesëmarja 37.51 % ZAZ nr. 17, Dibër, pjesmarrja 42 % Në ZAZ nr. 28 pjesëmarrja 42.75 % Në ZAZ nr. 30 pjesmarrja 30.19 % Në ZAZ nr. 31 pjesmarrja 42.92 %  Në ZAZ nr 32 pjesmarrja 43.72 % Në Durrës, 29.95 % Në Fier, 37.23 % Në Gjirokastër 36.42 % Në Korçë 41.02 % Në Lezhë  30.77% Në Shkodër, 39.02%
Raportimi i KQZ në orën 13:00
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar pjesëmarrjen në votime deri në orën 13:00 duke theksuar se deri në këtë orë kanë votuar 35.24 përqind e zgjedhësve.
Në faqen zyrtare të KQZ-së janë publikuar të dhënat deri në orën 13:00 për qarkun e Tiranës dhe të Gjirokastrës ndërsa të dhënat për qarqet e tjera janë deri në orën 10:00.
Kështu në qarkun Tiranë nga 785.086 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 5.546 votues ose 34,97%, në qarkun e Gjirokastrës nga 122.039 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 9.290 votues ose 35,41%.
Në një konferencë për shtyp në orën 14.00 zëdhënësja e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve Drilona Hoxhaj ka njoftuar ecurinë e procesit të votimit në shkalle vendi, për vonesat rreth hapjes së qendrave, problemeve të para dhe pjesëmarrjen në votime sipas ZAZ-ve.
“Tre qendra votimi ne Dukagjin janë hapur me vonesë. Në fshatin Mollas në ZAZ numër 46 mungonin fletët e votimit dhe për pasojë procesi ka nisur me vonesë. Në 5 qendra votimi në Laç janë ndërprerë në orën 8.30 minuta” tha zëdhënësja e KQZ-së.

Bregu: Pjesëmarrja në votime 3% më e lartë se në 2009
Ndërkohë Majlinda Bregu në një deklaratë për mediat thekson se pjesëmarrja në votime deri në këto momente ka shkuar mbi 36%, 3 % më lartë se në 2009.

Jam ketu per t’ju percjelle lajmin e mire te pjesemarrjes me ritme te kenaqshme te shqiptareve sot ne votime.

Te dhenat paraprake tregojne se ne te gjithe Shqiperine pjesemarrja e votuesve ka shkuar mbi 36%, ose 3 % me e larte e krahasuar me te njejten periudhe kohore te vitit 2009.

Partia Demokratike fton qytetaret shqiptare te vazhdojne te votojne e te shprehin vullnetin e tyre te lire.

Gjithashtu, Partia Demokratike i bën thirrje forcave te tjera politike të sillen në mënyrë të përgjegjshme, dhe te presin me qetësi dhe durim verdiktin e sovranit.
Demokracia bashkon çdo shqiptar pavarësisht bindjeve të tyre politike.
Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të hedhin votën e tyre.

Sot degjohet zeri i cdo qytetari!

Vota e cdo qytetari eshte vote per mireqenien, Shqiperine e zhvilluar, Shqiperine evropiane.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›