E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon ministrin francez të Energjetikës

Gjatë takimit, Berisha bëri një ekspoze të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të reformave të zbatuara nga qeveria shqiptare, duke theksuar se qeveria ka një program ambicioz investimesh në fusha të rëndësishme për zhvillimin e vendit, si infrastrukturë, bujqësi turizëm, shëndetësi, arsim, etj.

Kryeministri e njohu Ministrin francez të Energjetikës me potencialet e jashtëzakonshme që ofron Shqipëria për investitorët e huaj, duke u ndalur veçanërisht në fushën e energjisë së rinovueshme. Përmes këtij takimi, Kryeministri ftoi investitorët francezë të investojnë në këtë sektor, por edhe në infrastrukturë e turizëm, duke garantuar mbështetjen maksimale të qeverisë shqiptare dhe të gjitha institucioneve, për investime të suksesshme në Shqipëri.

Nga ana e tij, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Besson, duke shprehur kënaqësinë që priste në takim kryeministrin shqiptar, e vlerësoi këtë takim shumë  të rëndësishëm për forcimin dhe zgjerimin e  bashkëpunimit në mënyrë të veçantë në sektorin e energjisë. Ministri francez Bessen u shpreh i impresionuar për zhvillimet ekonomike në Shqipëri dhe rritjen ekonomike të saj në këtë periudhe krize, duke  shprehur besimin se investitorët francezë do të  gjejnë në këtë vend mundësi të rëndësishme për investime.

Në këtë kuadër, ai e ftoi Kryeministrin Berisha si të ftuar nderi ne Simpoziumin Ekonomik me teme “Bota e Re” qe zhvillohet me iniciativë të Presidentit Sarkozy, në 5 janar 2012 dhe ku marrin pjesë personalitete te larta dhe vendimmarrës te botes politike dhe ekonomike, ftese te cilën Kryeministri e pranoi me kënaqësi. Gjithashtu, Kryeministri Berisha e ftoi Ministrin francez Bessen të vizitojë Shqipërinë, ftesë të cilën ai e pranoi, duke premtuar se do të vijë së bashku me nje delegacion te biznesit francez. /Start/

                                                                                             2011-12-09 13:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›