E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rompuy: Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, për marrjen e statusit

Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, deklaron se në datën 12 shkurt do të bëhet vlerësimi i ardhshëm nëse Serbia do marrë statusin kandidatit për BE, ndërsa në mars do të merret vendimi përfundimtar.

Për të, ende mbetet thelbësore dialogu Kosovë-Serbi, si një prioritet për ecjen përpara.

Serbia ka bërë përparime të rëndësishme në bashkëpunim me Hagën, arrestimin e të arratisurve, dialogu Beograd-Prishtinë ka filluar dhe po jep rezultatet e para.

Ne inkurajojmë Serbinë që të vazhdojë në këtë rrugë për të përmirësuar marrëdhëniet me Prishtinën, ka deklaruar  më tej Rompuy.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›