Çamët përkujtojnë gjenocidin ndaj tyre
Gjatë këtij aktiviteti u përkujtua gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, në vitin 1944, ku humbën jetën më shumë se 5 mijë shqiptarë dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 30 mijë shqiptarë të kësaj treve.
Me këtë rast u prezantua edhe libri “Paramithia, qytetërimi mes tragjedive“ të autorëve Nexhat Merxhushi dhe Mehmet Minga që flet mbi historinë e qytetit dhe për Masakrën e Paramithisë më 27 qershor 1944, prej nga nisi edhe gjenocidi mbi shqiptarët e Çamërisë.
Kryetari i Shoqatës Çamëria, Ardian Tana theksoi gjatë fjalës së tij se Dita Ndërkombëtare Kundër Gjenocidit duhet të na bëjë të gjithëve të punojmë për zgjidhjen e çështjes çame. “Çështja çame ka lindur si pasojë e një gjenocidi të ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë, të cilët u masakruan dhe u dëbuan nga trojet e tyre vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptarë.
Tashmë është momenti që të rivendosim në vend këtë padrejtësi historike dhe që ky gjenocid të marrë përgjigjen e duhur”, deklaroi ai. Presidenti i Nderit iI Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Tahir Muhedini kërkoi që të gjithë shqiptarët të punojnë për çështjen çame, duke nxjerrë në dukje këtë padrejtësi.
“Ky gjenocid që është ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë duhet të vihet në dukje të të gjithëve. Kjo është mënyra se si çështja çame mund të zgjidhet. Botimi i këtij libri vjen në Ditën Ndërkombëtare Kundër Gjenocidit dhe shërben si një moment reflektimi për atë që kemi bërë dhe atë që duhet të bëjmë”, deklaroi Muhedini. /Start/
2011-12-09 15:10