Korçë, shkrumbohet një magazinë

Shërbimet e zjarrfikëseve shkuan në vendngjarje, ku bënë të mundur izolimin e flakëve të zjarri dhe shmangën djegien e katit të dytë të ndërtesës së magazinës, si edhe përfshirjen e kompleksit të rrjetit të dyqaneve.
Nga verifikimet e deritanishme mësohet se dëmet materiale në magazinën e veshjeve arrijnë në 1.1 milionë lekë, ndërkohë që grupi hetimor në vendngjarje ka nisur hetimet për gjetjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Burime zyrtare nga Policia e Korçës bënë të ditur se një nga shkaqet mendohet të ketë qenë shkëndija elektrike nga një linjë përcjellëse, e cila ishte e amortizuar dhe e pa mirëmbajtura, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe mundësia nga ndonjë faktor tjetër./Start/
2011-12-09 13:02