E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon nje grup industrialistesh te Piemontes Ju mbeshtesim nismat

Berisha takon nje grup industrialistesh te Piemontes

Tirane 15 Korrik 2011 NOA 8211 Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot nje takim me nje delegacion prej 22 sipermarresish e organizatash italiane te rajonit te Piemontes dhe perfaqesuesish te Konfindustrise Shqiptare.

Rajoni i Piemontes si nje nder rajonet me te pasura te Italise e me gjere permes 60000 ndermarrjeve te regjistruara atje ushqen nje interes te madh per te investuar ne Shqiperi permes bashkepunimit edhe me bizneset shqiptare.

Ne kuader te ketij bashkepunimi se shpejti ne Torino do te hapet edhe zyra e Konfindustrise-Albania nje ngjarje ne te cilen u ftua te marre pjese edhe Kryeministri Berisha.

Ne takim u diskutua rreth mundesise se ngritjes se nje sistemi te garancise financiare permes bashkepunimit te nje banke shqiptare me nje italiane me qellim garantimin e investimeve italiane te suksesshme ne Shqiperi.

Gjithashtu nga perfaqesuesit italiane u theksua edhe nevoja e themelimit te nje parku industrial me qellim krijimin e kushteve me te mira per sipermarrjet italiane qe sjellin ide e ndermarrin iniciativa te mira per zhvillim.

Kryeministri Berisha vleresoi interesin qe grupi i biznesmeneve paraqet per investimin ne Shqiperi duke garantuar se qeveria shqiptare do te mbeshtese iniciativat qe do te rrjedhin nga ky bashkepunim.

Gjate takimit Kryeministri i njohu investitoret italiane me mundesite e pafundme qe ofron Shqiperia per sa i perket investimeve duke nisur nga fusha e energjise se rinovueshme turizmi malor e deri te sipermarrjet e perpunimit te vajit te ullirit apo te arroreve. Kryeministri u shpreh se kjo mundesohet ne saje te nje klime te favorshme te krijuar ne teresi ne ndihme te biznesit si dhe te nje kuadri rregullator shume lehtesues per mjedisin e biznesit.

e.t/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›