E Diel, 1 Nëntor 2026

Bozdo fton sipermarresit italiane Eja investoni ne Shqiperi

Zevendesministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Enno Bozdo priti sot ne nje takim nje grup investitoresh italiane

Tirane 15 Korrik 2011 NOA 8211 Zevendesministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Enno Bozdo priti sot ne nje takim nje grup investitoresh italiane vizita e te cileve u organizua nga Konfindustria Shqiptare ne bashkepunim me Organizaten e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme CAN te rajonit te Piemontes ne Itali. Qellimi kryesor i takimit ishte rritja e bashkepunimit mes sipermarresve italiane dhe atyre shqiptare sidomos ne investime dhe teknologji ne sektorin energjetik.

Zv.Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes z. Enno Bozdo ftoi sipermarresit italiane te investojne ne Shqiperi ne sektorin e energjise elektrike por edhe ne sektore te tjere te industrise mekanike dhe industrise se lehte pasi edhe politika e qeverise shqiptare ka prioritet absolut thithjen e investimeve direkte.

Shqiperia eshte i vetmi vend ne rajon qe arriti ti shpetonte recesionit ekonomik u shpreh z. Bozdo dhe per kete eshte reformuar kuadri ligjor kuadri rregullator dhe kuadri fiskal. Zv.Ministri i METE theksoi faktin se sipermarresit italiane mund te regjistrojne ne Shqiperi nje kompani biznesi me te njejtat procedura sic edhe e regjistrojne ne Itali por me dallimin e vetem qe ne Shqiperia mund ta regjistrojne brenda nje ore te vetme.

Z. Bozdo sqaroi se lejet dhe licencat e nevojshme per kete lloj aktiviteti mund te merren ne maksimalisht per 3 jave pune te administrates vendore dhe me ndihmen e nje agjencie te specializuar asistohet ne cdo hap te investimit. Vecanerisht ne investimet per energjine elektrike ne kemi nje One Stop Shop te dedikuar per te gjithe investitoret qe duan te investojne ne kete sektor perfundoi fjalen e tij zv/ministri Bozdo.

I pranishem ne kete takim ishte edhe presidenti i Konfindustrias Shqiptare z. Hajredin Fratari i cili vleresoi modelin italian ne zhvillimin e Ndermarrjeve te Vogla e te Mesme dhe rolin e Konfindustrive te te dyja vendeve si nje program te qarte te zhvillimit te sipermarrjes ne nxitjen e ketij sektori te rendesishem ne zhvillimin e ekonomive. Z. Fratari theksoi se rritja e rolit bashkeveprues te Organizatave te Biznesit Italian jo vetem si perfaqesues por si institucione efikase ne nxitjen dhe zhvillimin e sektorit privat eshte shnderruar si nje domosdoshmeri jetike.

Fjalen ne takim e mori edhe perfaqesuesi i investitoreve italiane Presidenti i Nderit i Konfindustrise Shqiptare ne Piemonte z. Giovanni Firera i cili vleresoi organizimin e takimit dhe u shpreh se eshte koha qe sipermarresit italiane ta shikojne Shqiperine si nje pike per investime te sigurta dhe per investime biznesi ne nivel nderkombetar.

Sot ketu jane prezent 25 ndermarres te cilet kerkojne te shohin mundesine e investimeve ne Shqiperi 8211 tha ai. Z. Firera nuk la pa permendur edhe zonat industriale ne Itali vecanerisht ne veri ku gjenden te gjitha lehtesirat e mundshme qe nevojat e tyre per biznesin te permbushen. Ai vleresoi SMA-ne e Piemontes nje kompani qe ka te punesuar 61 mije persona.

Dr. Firera beri te ditur se ne fund te muajit shtator ne Torino do te hapet nje dege e Konfindustrias Shqiptare ku me kete rast ftoi dhe Ministrine e Ekonomise Shqiptare per inaugurimin e kesaj dege.

e.t/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›