Bien remitancat. Emigrantet nuk sjellin me para
Rreth 65% e familjeve që marrin të ardhura nga emigrantët i përdorin ato për t’u ushqyer dhe vetëm një pjesë e vogël kursejnë. Të dhënat vijnë nga një vëzhgim i kryer në 1200 familje në gjithë vendin ku emigracioni është pjesë e jetës. Anketat tregojnë se eurot apo dollarët që vijnë nga jashtë shpenzohen për qëllime utilitare.
“Në qoftë se do të kishim një ulje 10% të remitancave, kjo ulje do të shoqërohej me një ulje prej 3.6% në kërkesën e brendshme. Sektorët që do të ndikoheshin më shumë nga kjo ulje e remitancave do të ishin sektorët e ndërtimit, të shërbimeve, prodhimit të artikujve ushqimorë, që janë sektorët kyç, që kanë kontributin më të madh në prodhimin e GDP-së kombëtare. Në qoftë se papunësia ulet 1% në vendet fqinjë, masa e remitancave në mënyrë të drejtëpërdrejtë zvogëlohet me 0.13%”- thotë drejtoresha e Institutit Agenda, Milva Ekonomi.
Një emigrant dërgon rregullisht para pranë familjes tetë vitet e para të jetës jashtë Shqipërisë, më pas të ardhurat vijnë duke rënë. Vëzhgimet si në Shqipëri, ashtu dhe në vendet e tjera në tranzicion tregojnë se pas vitit të 15-të emigrantët dërgojnë më pak të holla për të ndihmuar familjen apo për të investuar në vendlindje.
Pas vitit të 20-të të emigrimit dërgesat janë modeste. Në vitin 2010, 47% e të ardhurave erdhën nga Greqia, 38% nga Italia, 7% nga Shtetet e Bashkauar dhe pjesa tjetër nga vendet e tjera.
Florian Papadhimitri