Ja rregullat për dypunësimin
15/07/2011 Vendimi i kreut të Tatimeve sqaron edhe procedurat për pushimin e përkohshëm të aktivitetit
Gazmir Spahija: Të eliminohet rimbursimi i kontributeve të paguara tepër
Administrata tatimore detyrohet të paguajë shumat e llogaritura tepër si kontribute për ata persona që punojnë në dy subjekte të ndryshme gjatë muajit. Nuk ka rëndësi nëse është punë me kohë të plotë apo të pjesshme. Për këtë çështje drejtoritë rajonale të tatimeve udhëzohen që të bëjnë kujdes me vërtetimet e lëshuara për persona që janë të regjistruara në dy drejtori të ndryshme rajonale.
Rimbursimi i kontributeve
Kreu i Tatimeve, Gazmir Spahija, në vendimin e tij sqaron rastet kur i njëjti person, gjatë muajit, njëkohësisht është i punësuar në dy subjekte me kohë të plotë apo të pjesshme. Në këtë rast llogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nga subjektet përkatëse, bëhet sipas kreut VII/1 të Udhëzimit të ministrit të Financave Nr.26, datë 16.4.2009, i ndryshuar. Sipas rregullave në këtë kre, nëse si rezultat i një kontrolli ose për arsye të tjera shuma e paguar e detyrimeve për kontributet e sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, tejkalon shumën e llogaritur të detyrimeve për kontributet, drejtoria rajonale tatimore përkatëse, rimburson diferencën brenda 30 ditëve nga zbulimi i mbipagesës ose nga paraqitja e kërkesës me shkrim prej tatimpaguesit. “Me qëllim eliminimin e rimbursimeve për shumat e kontributeve të paguara më tepër nga llogaritjet mbi nivelin e pagës maksimale të njëjtat rregulla të përcaktuara në këtë kre të udhëzimit zbatohen edhe për personat e punësuar gjatë muajit në dy ose më shumë subjekte të regjistruara në drejtori rajonale të ndryshme, me të vetmin ndryshim që në këto raste vërtetimet për kontributet e paguara në emrin e këtyre personave të jenë tё lëshuara zyrtarisht nga Drejtoria rajonale Tatimore ku është regjistruar subjekti tjetër ku ata kanë punuar gjatë muajit përkatës. Për të gjitha këto raste drejtoritë rajonale tatimore kërkojnë vërtetimet, shkëmbejnë informacionet midis tyre dhe kryejnë verifikimet e vlerësimet përkatëse sipas rregullave në fuqi”, - thekson në vendimin e tij, kreu i Tatimeve. Mbipagesa e gjobave të vendosura nga inspektorët, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, mund të përdoret për të mbuluar detyrimet, interesat dhe gjobat e papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe detyrimet, interesat dhe gjobat e papaguara për tatimet e tjera.
Pezullimi i veprimtarisë
Në këtë vendim kreu i Tatimeve sqaron edhe disa procedura që lidhen me pezullimin e veprimtarisë tregtare dhe pushimin e përkohshëm të aktivitetit. Sipas vendimit, kalimi në statusin pasiv në QKR nuk është kusht për kalimin në statusin pasiv në administratën tatimore për efekte tatimore. Në rastin e dytë, ky kalim bëhet kur tatimpaguesi gjatë 12 muajve të njëpasnjëshëm, për çfarëdo arsye, nuk ka ushtruar veprimtari ekonomike, pra nuk ka dorëzuar deklaratat tatimore, ka dorëzuar deklarata pa veprimtari dhe në rastet kur tatimpaguesi deklaron dhe i miratohet zyrtarisht pezullimi i veprimtarisë tregtare. Për të kaluar në regjistrin pasiv të administratës tatimore Drejtoria rajonale Tatimore paraprakisht duhet të kryejë disa veprime. Tatimorët duhet të verifikojnë në ambientin e biznesit mungesën e veprimtarisë ekonomike gjatë 12 muajve të njëpasnjëshëm, me proces-verbal. Gjithashtu administrata tatimore verifikon në Drejtorinë e përgjithshme të Doganave nëse personi i tatueshëm ka kryer importe gjatë 12 muajve të njëpasnjëshëm. Pra, për Drejtorinë rajonale Tatimore përkatëse subjektet si më sipër përbëjnë objekt të veçantë verifikimi si subjekte me risk. Pas kalimit të 12 muajve të njëpasnjëshëm, tatimpaguesi lirohet nga çdo lloj përgjegjësie e detyrimi për të deklaruar. Pasi kalon në regjistrin pasiv për tatimpaguesin përkatës nuk gjenerohen më deklarata tatimore dhe ai çlirohet nga të gjitha përgjegjësitë tatimore, përfshirë dhe kontributet, për kohën e qëndrimit në regjistrin pasiv. “Pra, asnjë person juridik i regjistruar në TVSH, përpara kalimit në regjistrin pasiv, nuk mund të mos deklarojë minimumi një person të punësuar, që normalisht është përfaqësuesi ligjor i tij, për të cilin shoqëria duhet të paguajë kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Pra, edhe në rastet e reduktimit në maksimum të veprimtarisë së shoqërisë është i domosdoshëm minimumi një person i punësuar për të administruar aktivet e saj”, - thekson vendimi. Edhe pasi tatimpaguesi të ketë kaluar në regjistrin pasiv të administratës tatimore do të jetë nën mbikëqyrjen e Drejtorisë rajonale Tatimore.
Paga mujore
Për periudhat tatimore përpara kalimit në regjistrin pasiv, që mbahet nga administrata tatimore paga mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore e të punësuarve, përfshirë dhe administratorin e shoqërisë apo OJF-së, vetëdeklarohet nga shoqëria apo OJF-ja dhe mund të jetë edhe deri në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, aktualisht 19 mijë lekë. Për administratën tatimore deklarimet si më sipër përbëjnë objekt të veçantë verifikimi e kontrolli të vazhdueshëm dhe kur konstatohet se deklarimi i pagave nga shoqëria nuk është real bën rivlerësimin e tyre duke vepruar sipas rregullave në fuqi.