E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalistët mbështesin Durim Hushin

Partia Lëvizja e Legalitetit organizoi një takim me drejtuesit kryesor të degëve dhe nëndegëve të saj në rrethin e Elbasanit, ku ishte i pranishëm edhe kandidati i Aleancës për Qytetarin, Durim Hushi, i cili në fjalën e tij vlerësoi maksimalisht kontributin e Mbretit Zog dhe PLL-së në Shqipëri. Hushi tha se do ta përqendrojë fushatën në investime të mëdha të qeverisë, si rruga Elbasan-Tiranë, që e kthen Elbasanin në kryeqendër të Shqipërisë Juglindore, në parkun industrial dhe në kampusin universitar. “Ne nuk duhet të lejojmë më gabimet e katër viteve më parë dhe se koalicioni do të arrijë një fitore historike, jo vetëm në Elbasan, por në gjithë Shqipërinë”, tha kandidati për Bashkinë e Elbasanit. Në fjalën e marrë, kryetari i PLL-së Ekrem Spahia theksoi se “Aleanca për Qytetarin” përbëhet nga parti historike që do të nxjerrin fitues kandidatin Durim Hushi. Ai nënvizoi faktin se Hushi do të mbështetet nga 22 parti të këtij spektri. Spahia i ka kërkuar strukturave, që për mazhoritarin të votojnë Durim Hushin dhe në propocional forcën politike që ata përfaqësojnë. Ai e ka cilësuar si të padiskutueshme fitoren dhe u shpreh se në këto zgjedhje, PLL do të dyfishojë këshilltarët në 50 njësitë e qarkut Elbasan. Spahia i ka kërkuar Hushit që në KZAZ të mbrojë votën e legalistëve. F.S.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›