“Berisha të bëjë transparencë”
Deputeti socialist Eduart Shalsi i bëri thirrje dje kryeministrit Berisha të bëjë transparencë të plotë për të gjitha vendimet e agjencive shtetërore. “Nëse ai vërtetë dëshiron të luftojë baronët e tokave, le ta fillojë me agjencinë e tij të kthimit të pronave dhe me agjentët e sekserët e tij, që u janë turrur pasurive kombëtare mbi tokë dhe nën tokë, duke përfshirë edhe tokat që i ka dhënë me 1 euro”, u shpreh Shalësi. Ai përmendi disa emra tw cilwt i quajti sekserw tw kryeministrit. “Ne sot po e ndihmojmë Sali Berishën duke i dhënë një listë paraprake me emrat e baronëve dhe sekserëve të tokave, duke i përmendur Argitën, Shkëlzenin, Rrahmanin, Boden, Bashën, Rulin”, tha deputeti socialist.