E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Zgjedhjet e 28 qershorit arritën shumicën e standardeve

 

Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta tha dje në fjalimin e mbajtur në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së se zgjedhjet e 28 qershorit përmbushën shumicën e standardeve. Kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se qeveria e dalë nga këto zgjedhje po punon për integrimin e vendit në BE. “Gjatë këtij viti, Shqipëria ka shënuar arritje të rëndësishme që janë “gurë kilometrikë” në procesin e saj të integrimit Euro – Atlantik; jo më pak e rëndësishme ishte dhe organizimi i zgjedhjeve parlamentare të muajit qershor, të cilat përmbushën shumicën e standardeve të OSBE-së. Si rrjedhojë e votës popullore, Shqipëria tani qeveriset nga një koalicion partish, të cilat janë tejet të përkushtuara dhe po punojnë shumë për të jetësuar aspiratën e gjatë të popullit shqiptar, e në mënyrë të veçantë, integrimin në BE”, u shpreh zv.kryeministri. Sipas tij, “në këto përpjekje, Qeveria e tanishme do të mbështetet në zhvillimet inkurajuese në stadin e tanishëm të marrëdhënieve të saj me BE-në që rezulton pas kërkesës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe vendimit më të fundit të Këshillit për të kërkuar opinionin e Komisionit Evropian mbi gatishmërinë e Shqipërisë për t’u bërë vend kandidat. Shqipëria e vlerëson këtë vendim dhe po bën përgatitjet e duhura për të realizuar hapat e mëtejshëm në këtë proces, që ne presim ta kthejë Shqipërinë në një vend kandidat për në BE, brenda afatit më të shpejtë të mundshëm kohor”. Gjatë qëndrimit në Athinë, kreu i Ministrisë së Jashtme u takua me homologun e tij rus, Sergei Lavrov. Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Jashtme, gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet në rajon dhe u diskutua mbi të ardhmen e tij. Meta dhe Lavrov diskutuan mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në nivel dypalësh dhe mbi realizimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme në fusha me interes reciprok. “Dy bashkëbiseduesit shprehën mbështetjen për shkëmbimin e mendimeve edhe në organizatat ndërkombëtare, ku të dy vendet janë anëtarë”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp. Ministri i Jashtëm u takua gjithashtu edhe me homologun suedez, Karl Bildt. “Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë z. Karl Bildt, pasi e uroi z. Meta për progresin e bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, si dhe për hapat e bërë në drejtim të integrimit evropian, shprehu mbështetjen e plotë të Suedisë për të dyja këto procese, duke theksuar se Suedia mbështet heqjen e vizave për shqiptarët dhe integrimin e plotë të saj në BE”, bëhet e ditur nga Ministria e Jashtme.

Dosjet e publikuara nga Berisha

    Ilir Mata, kunati i Dashamir Pezës (deputet i PS)- 21.350 m2 leje ndërtimi
    Nard Ndoka (kryetar i PDK) 27.743 m2 leje ndërtimi
    Koço Kokëdhima 24.800 m2 leje ndërtimi
    Tom Doshi (deputet i PS) 29.600 m2 leje ndërtimi
    Fidel Ylli (deputet i PS) 47.384 m2 leje ndërtimi
    Besnik Sula 45.977 m2 leje ndërtimi
    Sadri Abazi (deputet i PS) 53.800 m2 leje ndërtimi
    Arjan Leskaj 61.840 m2 leje ndërtimi
    Artan Dulaku 145.366 m2 leje ndërtimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›