Mesi, “Topi i Artë” 2009
Lionel Mesi e ka fituar “Topin e Artë” 2009. Ylli i Barcelonës dhe i Kombëtares argjentinase, është shpërblyer me këtë çimi nga revista “France Football” pasi arriti të marrë 473 pikë, nga 480 të mundshme.
“E dija se isha njëri prej favoritëve, sepse Barcelona kaloi një vit të mbushur me rezultate pozitive. Mirëpo, nuk e dija se do ta fitoja në mënyrë të këtillë. “Topi i Artë” është shumë i rëndësishëm për mua. Të gjithë futbollistët që e kanë fituar deri tani ishin të mëdhenj, por kishte edhe kampionë të vërtet, që nuk e patën këtë fat”, ka pohuar futbollisti argjentinas. Mesi është futbollisti i gjashtë i Barcelonës që rrëmben këtë trofe. Po ashtu, argjentinasi është futbollisti i tretë më i ri, pas brazilianit Ronaldo dhe anglezit Majkëll Ouen. Ai kurorëzoi një sezon të jashtëzakonshëm, në të cilin fitoi Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit, Kampionatin spanjoll duke shënuar 38 gola në total. “Ky çmim për mua është nder i madh. Fakti që jam argjentinasi i parë që e fitoj, më emocionon shumë. Ia dedikoj këtë sukses familjes sime, e cila ka qenë gjithmonë afër meje, nga momenti kur kisha nevojë për ta. Do të jetë e vështirë ta konfirmoj, nuk do të jetë e lehtë të përsëritet viti 2009”, përfundoi Mesi. I dyti, me 233 pikë, ishte ish-mesfushori i Mançesterit, tashmë te Real Madrid, Kristiano Ronaldo, kurse i treti, mesfushori i Barcelonës, Ksavi, me 170 pikë.
Renditja e përgjithshme
1. Lionel Mesi (Argjentinë, Barcelona): 473 pikë
2. K.Ronaldo (Portugali, Mançester, Real Madrid): 233 pikë
3. Xavi (Spanjë, Barcelona): 170 pikë
4. Andres Iniesta (Spanjë, Barcelona): 149 pikë
5. Samuel Eto’o (Kamerun, Barcelona, Inter): 75 pikë
6. Kaka (Brazil, Milan, Real Madrid): 58 pikë
7. Zlatan Ibrahimoviç (Suedi, Inter, Barcelona): 50 pikë
8. Uejni Runi (Angli, Mançester): 35 pikë
9. Didier Drogba (Bregu i Fildishtë, Çelsi): 33 pikë
10. Stiven Xherard (Angli, Liverpul): 32 pikë
11. Fernando Torres (Spanjë, Liverpul): 22 pikë
12. Çesk Fabregas (Spanjë, Arsenal): 13 pikë
13. Edin Dzeko (Bosnjë, Volfsburg): 12 pikë
14. Rajan Gigs (Uells, Mançester): 11 pikë
15. Tierri Henri (Francë, Barcelona): 9 pikë
16. Luis Fabiano (Brazil, Sevilja): 8 pikë
17. Nemanja Vidiç (Serbi, Mançester): 8 pikë
18. Iker Kasijas (Spanjë, Real Madrid): 8 pikë
19. Diego Forlan (Uruguaj, Atletiko Madrid) : 7 pikë
20. Johan Gorkuf (Francë, Bordo): 6 pikë
21. Andrei Arshavin (Rusi, Arsenal): 5 pikë
22. Hulio Sezar (Brazil, Inter): 5 pikë
23. Frank Lampard (Angli, Çelsi) : 5 pikë
24. Maikon (Brazil, Inter): 4 pikë
25. Diego (Brazil, Verder Bremen, Juventus): 3 pikë
26. David Vija (Spanjë, Valencia): 2 pikë
27. Xhon Terri (Angli, Çelsi): 2 pikë
28. Frank Riberi (Francë, Bajern): 1 pikë
29. Jaja Toure (Bregu i Fildishtë, Barcelona): 1 pikë
30. Karim Benzema (Francë, Lion, Real Madrid): 0 pikë