Bashkia e Tiranës, padi Olldashit e Berish ës në gjykatë
Tre padi në një ditë. Bashkia e Tiranës ka kallëzuar veçan nga njëri-tjetri kryeministrin Berisha, ministrin e Transporteve Sokol Olldashi dhe Partinë Demokratike. Ky institucion i është drejtuar organeve gjyqësore pas Akuzave Publike të kohëve të fundit, për afera korruptive dhe në shitjen e tokës tek “Tajvani”, “Sot dorëzuam tre padi ndaj Kryeministrit, Ministrit të Punëve Publike dhe subjektit Juridik “Partia Demokratike”, për detyrim përgënjeshtrimi dhe zhdëmtim të cenimit të dinjitetit. Duke qenë se imazhi i Bashkisë së Tiranës është puna e saj në gjithë këto vite, dëmshpërblimi i kërkuar do të shkojë tërësisht për shtimin akoma më tepër të shërbimeve ndaj qytetit dhe konkretisht për çdo padi, kemi kërkuar si dëmshpërblim blerjen e 1250 pemëve, të standardeve të Bashkisë ose ekuivalentin e tyre në lekë”, thuhet në deklaratën për mediat të Bashkisë