PS dorezoi ne Parlament dy projektligjet per hetimin
Partia Socialiste dorezoi diten e djeshme ne seline e Kryesise se Kuvendit, dy projektligjet e propozuara prej tyre. Rreth ores 11:00 te paradites se djeshme, dy deputetet e grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla dhe Erion Brace, jane paraqitur sebashku me propozimet e tyre, ne protokollin e Parlamentit. Draftet e paraqitura permbajne firmat e 35 deputeteve socialiste. Draftet permbajne autoresine e sekretarit per Ceshtjet Ligjore ne Partine Socialiste, Fatmir Xhafa. Nje prej dy propozime eshte amendim i ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit", dhe propozimi i dyte eshte amendim i ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit". Tanime pritet qe dy propozimet te hyjne ne kalendarin e punimeve. Ne punimet e Parlamentit, grupit parlamentar socialist do te marre pjese vetem kur te bisedohet mbi propozimet e tyre dhe per zgjidhjen e situates aktuale. Ky grup parlamentar ka vendosur qe te mos marre pjese ne asnje diskutim tjeter jashte ceshtjes se kutive, pa u miratuar me pare propozimi i tyre. Po keshtu, pritet edhe formatimi i grupit parlamentar socialist, gje qe pritet te ndodhe ne fillim te javes se ardhshme. Te dy projektligjet kane te bejne me transparencen e zgjedhjeve. Nese njeri ben fjale pikerisht per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit, permes ngritjes se nje komisioni hetimi me objekt te pakufizuar, projektligji i dyte ka te beje me te ardhmen, lejimin e hapjes se kutive te votimit pas cdo kerkese.