"Berisha te mbledhe qeverine dhe te paguaje me leke ne dore te demtuarit"
Selia roze riperseriti dje kerkesen e saj per qeverine Berisha, qe te demshperbleje me leke ne dore cdo familje te demtuar. "Partia Socialiste e Shqiperise, i ben thirrje edhe njehere Sali Berishes dhe qeverise se votave te vjedhura qe ai drejton, te nxjerrin urgjent vendimin per t'i dhene leke ne dore cdo familjeje qe jeton ne zonen e permbytur, qe ka humbur token, te mbjellat, bagetine dhe burimin e perditshem te jeteses",-tha deputetja Gjermeni. Sipas saj, shqiptaret e kane tashme te qarte se katastrofa e diteve te para te ketij viti te ri, nuk ishte nje katastrofe natyrore, por nje permbytje e shkaktuar nga babezia dhe korrupsioni i kesaj qeverie dhe i nje ministri plotesisht te papergjegjshem. "Sali Berisha te lere propaganden e diteve te fundit, pasi shkodranet nuk mbijetojne dot me genjeshtra, por te mbledhe urgjent qeverine per te nisur nje ore e me pare demshperblimin dhe kompensimin e familjeve te demtuara, qindarke per qindarke, per cdo dem", tha Gjermeni.