Bumci: Opozita te hyje ne Parlament, bojkoti eshte kunder rezolutes se BE
Thirrje per rikthim ne Kuvend te opozites, beri diten e djeshme edhe deputeti demokrat, Aldo Bumci. Ne prag te celjes se sesionit te ri parlamentar, Bumci tha se opozita duhet t'i jape fund bojkotit dhe te behet pjese e angazhimeve ligjore ne Parlament. "Ky eshte nje aksion politik artificial i opozites. Opozita duhet t'i jape fund ketij bojkoti dhe te vije ne Kuvend, pasi ky eshte nje bojkot jo vetem ndaj qytetareve, por edhe nje bojkot ndaj rezolutes se Bashkimit Evropian, qe i kerkon opozites qe aksionin e saj politik ta zhvilloje ne institucionin e Kuvendit",-tha Bumci. Sipas tij, me bojkotin e bere deputetet e Partise Socialiste nuk kane as te drejte te ankohen ndaj ligjeve te miratuara nga Kuvendi ne sesionin e pare parlamentar. Bumci theksoi se nese kerkonte te debatonte, opozita duhet te merrte pjese ne komisione dhe ne seanca plenare, per te dhene mendimin e saj per projektligjet. "E drejta e ankimimit eshte nje garanci ligjore, por ne vetvete kjo situate eshte absurd. Pasi ata ishin ne kuvend dhe iken dhe po te kene verejtje t'i beni ato ne Kuvend, ne rast se mendojne se keto ligje kane shkelje", theksoi Bumci. Reagimi i deputetit demokrat ndaj ligjeve, erdhi pas ankesave qe Partia Socialiste ka depozituar ne Gjykate Kushtetuese mbi disa ligje te miratuara prej saj. Ankesa e pare e selise roze u be kunder marreveshjes per kufijte detare mes Shqiperise dhe Greqise, e cila ende vijon te shqyrtohet ne Kushtetuese, institucion i cili pritet te marre se shpejti edhe nje vendim. Nderkohe qe deputetet socialiste, premtojne se do te depozitojne ne Kushtetuese edhe ankesa te tjera per ligje te miratuara ne Kuvend ne kohen kur ata vijojne bojkotin. Nje prej ligjeve me te debatuara eshte edhe ai per tokat bujqesore ne zonat turistike.
Apeli
Deputetet demokrate, i rikthehen thirrjeve per opoziten qe te nderprese bojkotin dhe te vije ne Kuvend. Aldo Bumci i kerkoi dje deputeteve socialiste, qe te vijne ne seanca dhe te debatojne per projektligjet.