Treni mbetet mbi ure, ne rrezik 80 pasagjere
Librazhd- Treni i linjes Tirane-Pogradec, me 80 pasagjere ne bord, ka rrezikuar aksidentin diten e djeshme ne hyrje te qytetit te Librazhdit, per shkak se lumi Shkumbin ka demtuar shume rende bazamentin e hekurudhes, ura mbi te cilen kalon mjeti hekurudhor transportues. Ne vendngjarje kane shkuar menjehere specialistet e hekurudhave, te cilet konstatuan demtimin serioz te ures dhe thane se prurjet e Shkumbinit kane demtuar zonen, duke detyruar keshtu edhe ndaljen e trenit. Mjeti ka mbetur mbi ure, e cila eshte tronditur nga pesha e madhe dhe menjehere eshte njoftuar Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave, e cila ka urdheruar ndaljen e trenit. Ekipi i emergjencave ne vendngjarje ka shkuar per te verifikuar shembjen, ndersa jane nisur autobuse dhe mjete te tjera transporti per te kaluar udhetaret ne qytetet ku ishin nisur, Librazhd, Pogradec apo fshatrat perreth. Pas incidentit, nga treni jane zbritur prej makinisteve te gjithe udhetaret, per te shmangur ndonje tragjedi dhe mesohet se nuk ka pasur asnje te lenduar. Demtimi ne kete segment te hekurudhes po vazhdon ende dhe eshte shume e nevojshme nderhyrja per te ndalur shkaterrimin. Specialistet do te verifikojne edhe akse te tjera hekurudhore ku kalojne trenat, per te pare nese ka ndonje mbikalim apo ure te demtuar nga reshjet.