Dokle: Topi, heshtje per 12 dite
Denis Dedej
Deputeti i Partise Socialiste, Namik Dokle, tha se Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi duhej te mblidhte Keshillin e Sigurise Kombetare dhe te nderhynte qe ne fillim te ngjarjes, per menaxhimin e situates. Ne nje prononcim per mediat, ish-zevendeskryeministri socialist ne vitin 2004, sqaroi se ne qeverine e Fatos Nanos ishte paraprire nje situate e tille dhe u hapen portat e Vaut te Dejes ne kohe. Ai solli ne vemendje se gjate asaj kohe, opozita e atehershme akuzoi qeverine, se nje veprim i tille eshte marre per qellime perfitimi. "Na akuzonin se ne po derdhnim uje nga liqenet e hidrocentralet, ne menyre te parakohshme, per te krijuar mundesi blerjeje te energjise jashte shtetit, qe nepermjet kesaj blerjeje te behej korrupsion. Do te thote, qe une mendoj se atehere menaxhimi hidrik ka qene me mire se tani. Sot ndodh e kunderta, ata i mbajten digat siper kuotes qe parashikon rregullorja, per te shitur energji dhe kjo shkelje solli kete tragjedi", krahasoi situata e ndodhura, Namik Dokle. Ai tha se ne Qeverine e atehershme kane zbatuar rregullat dhe ligjet qe zbrazja te behet ne kohen e duhur. Sipas tij, Partia Socialiste po akuzon qeverine se ka shkelur ligjet, ka shkelur rregullat mbi digat dhe ka mbajtur uje me teper se sa duhet dhe me teper se sa lejohet ligjerisht. Per zyrtarin socialist, kjo gje eshte bere per arsye korruptive, per arsye te cila kushtuan ne vend nje prag korrupsioni. "Nese jane mbledhur ne muajin nentor pse u hapen ne janar. Pra ne nentor me siguri ka qene nje mbledhje rutine, nderkohe qe nuk eshte zbatuar ligji i rregullores qe te detyron. Pra eshte momenti kur qe arrin niveli maksimal dhe pastaj te bien kambanat dhe ata kambana te detyrojne te mblidhen dhe te marrin vendimin perkates", vlereson deputeti socialist. Ne fjalen e tij, zyrtari i selise roze kritikoi qendrimin e deritanishem te Presidentit te Republikes, duke nisur qe nga mos thirrja e Keshillit te Sigurise. "Eshte e treta here qe PS ka kerkuar qe Presidenti i Republikes te mbledhe Keshillin e Sigurise kombetare. Presidenti pas 10-12 ditesh kujtohet te takoje kryespecialistin, projektuesin, ndertuesin e kaskades se Drinit per t'u konsultuar. Keto konsultimet duhet te ishin bere me kohe dhe natyrisht qe duheshin masa emergjente edhe nga ana e Presidentit", u shpreh Dokle. Ai tha se kur nderhyri politika per arsye korruptive ne Gerdec, ndodhi tragjedia e Gerdecit. "Nderhyri politika ne propaganda dhe fushata elektorale ne tunelin e Kalimashit dhe eshte zene tuneli i Kalimashit. Nderhyri politika ne menaxhimin e kaskades se Drinit dhe u permbyt e gjithe Shkodra", tha Dokle.