E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi fillon diten e hene, 64 deputetet e PS ne bojkot

Kuvendi cel sesionin e tij te dyte te henen e ardhshme, me 18 janar. Ashtu sic parashikohet ne Kushtetuten e vendit, te henen e trete te muajit janar, Kuvendi nis zyrtarisht punimet. Pavaresisht vijueshmerise se bojkotit te 64 deputeteve te opozites, nga ky institucion sigurohet se aktiviteti do te zhvillohet normalisht. Me hapjen e punimeve, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, do te mbledhe Konferencen e Kryetareve, ku do te percaktohet edhe rendi i dites i komisioneve por edhe seancave te Parlamentit. Muajt e pare te ketij viti, do te jene te ngjeshur per shkak te raportimit qe cdo institucion kushtetues do te beje ne Kuvend dhe ne seanca plenare per punen e nje viti te tere. Ne prag te celjes se punimeve te Kuvendit, kryetarja Jozefina Topalli, u beri thirrje te gjithe deputeteve socialiste qe t'i rikthehen aktivitetit parlamentar. Aktualisht Parlamenti do te nise nga puna me shqyrtimin e projektligjeve te prapambetura dhe ato te miratuara se fundmi ne qeveri. Pa prekur sigurisht projektligjet e rendesishme per reformen ne drejtesi ose ato qe kerkojne domosdoshmerish 84 vota te shumices parlamentare. Ne kete situate, jo pak sinjale kane ardhur nga kampi i majte, nga deputetet e te ashtuquajtures Levizja per Mendimin Ndryshe brenda selise roze, te cilet kane deklaruar hapur se maksimalisht ne muajin shkurt, do te hyjne ne Kuvend. Ne baze te kushtetutes se vendit, mandati i deputeteve socialiste, u hiqet me 7 Mars, nese ata brenda kesaj date ata nuk paraqiten ne Kuvend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›