Berisha të mërkurën dorëzohen 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit të PD

Ish kryeministri dhe ish kryetari i PD Sali Berisha ka njoftuar se të mërkurën do të dorëzohen 4200 firmat e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Duke e quajtur një lajm të keq për kreun aktual të PD Lulzim Basha, Berisha ka paralajmeruar se ne Kuvendin e PD me 11 dhjetor do te marrin pjese mbi 10 mije delegate demokrate.
“Kam një lajm të hidhur për ish kryetarin pa parti, nesër do të dorëzojnë 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Jënë firmat e delegatëve të Kuvendit që përfaqësojnë të gjithë demokratët. Ai duhet të përkulet përballë kësaj kërkesë të demokratëve. Në Kuvend do të jenë mbi 10 mijë anëtarë. Do të jetë festa më e madhe e PD-së, do jetë triumfi i saj, do të jetë rikthimi i saj i plotë. I sigurt në fitoren vendimtare ndaj narkoshtetit”, deklaroi Berisha.