E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha te rinjve Pa guxim ska lidership ska iniciative te lire

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në aktivitetin dedikuar edukimit të të rinjve për gadishmëri dhe aftësim në punë. 
Gjatë fjalës së tij, kreu i ekzekutivit shprehu vendosmërinë e qeverisë për punësimin e të rinjve. 
Por nga ana tjetër, kërkoi nga të rinjtë që të guxojnë për të vënë në jetë të gjitha aftësitë e tyre. Sipas tij, projekti “Lider në një ditë” vjen në ndihmë të shpalosjes së aftësive të të rinjve. 

“Pa guxim nuk ka lidership, nuk ka inisiativë të lirë. Duhet të guxoni pasi keni shumë arsye, ai do t’iu shtyjë drejt arritjeve në çdo fushë.
Misioni i liderit është të fyrmëzojë ekipin e tij, ata duhet të shohin drejtuesin me përkushtimin më të madh”, vuri në dukje Berisha.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›