E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana prezanton administratorin e ri Alimehmeti

Lojtarët presin të paguhen dhe tifozët presin rezultatet e dikurshme. Tirana shpreson që diçka të ndryshojë me emërimin e administratorit të ri, Krenar Alimehmeti, në krye të klubit, sapo u largua Salih Tagani. Ai e ka një prioritet.

Për të shpëtuar sezonin duhen gjetur paratë.
Përtej skuadrës së parë, Alimehmeti flet edhe si drejtor i akademisë, duke e quajtur pjesë e planit afatmesëm të tij dhe duke falenderuar sponsorë si Lutfi Nuri apo Refik Halili që kanë dhënë afërsisht 100 mijë euro për ndërtimin e saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›